Televizioni i njohur francez Canal + ka njoftuar se nuk do të dërgojë gazetarët në ndeshjet e Premier League për shkak të mospërdorimit të maskave nga tifozët në stadiume. Rritja e rasteve me Covid po prek nga afër edhe botën e futbollit, me shumë ndeshje të shtyra dhe lojtarë në në izolim.
Anglia është një nga vendet më të goditura, dhe Premier League po lufton me shumë lojtarë që kanë rezultuar me COVID-19, por tifozët në tribuna vazhdojnë të shpërfillin rregullat duke “harruar” të mbajnë maskën e detyrueshme gjatë ndeshjeve.
Gjatë episodit të fundit të Late Foot Club, të transmetuar nga kanali francez kushtuar futbollit anglez, prezantuesja ka deklaruar: “Nuk kam parë kurrë një anglez me maskë në stadium që kur shkova atje në gusht”.

