Skuadra e Arsenalit ka fituar penallti ndaj West Hamit.
Arsenal fitoi penallti pas 67 minutave, kur Coufal pengoi në zonë Lacazette dhe mori kartonin e dytë të verdhë, me ç’rast u përjashtua nga loja, përcjell GazetaBlic Sport.
Ekzekutimin e penalltisë e mori përsipër Lacazette, i cili nuk shënoi, pasi goditjen e tij e priti Fabianski.
Rezultati aktual i takimit mbetet 1-0.
Ja momenti:

