Pas raportimeve se ka ndalje të energjisë elektrike në zonat e caktuara në Kosovë, ka reaguar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në tërë Kosovën ka energji elektrike dhe se të gjitha spekultimet për mungesë të rrymës janë gënjeshtra.
Sipas tij, postimet në Facebook duket sikur Kosova është në terr, thotë se nga dritarja po duken dritat gjithandej.
“Kur po e shoh Facebookun ta merr mendja krejt Kosova eshte ne terr. Veç po e zgjati kryte ne dritare dhe po shoh drita gjithandej. Edhe monitorimi online i KEDS’it me thote qe krejt Kosova ka rryme. Mos iu besoni rrenave!”, ka shkruar Buzhala.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve të energjisë dhe se do të bëhet maksimumi për të ruajtur furnizimin e rregullt.
Kurti ka treguar se dy blloqe të termocentralit Kosova B aktualisht janë jashtë funksionit, ndërsa ka thënë se situatë të ngjashme ishte javën e kaluar kur tri blloqe të Kosova A ishin jashtë funksionit shkaku i avarive.
“Kriza energjetike që ka prek gjithë vendet e rajonit dhe botës ka ardhur edhe tek ne. Kosova ret nga importet për të mbajtur dritat ndezut. Dy blloqe të termocentralit B aktualisht janë jashtë funksionit, një situatë të ngjashme kemi pasur edhe javën e kaluar por e kemi menaxhuar. Në këtë koment kemi diku 390 megavat prodhim. Kostti ka menaxhuar me sukses deri më tash situatën, pavarësisht pengesave nga Serbia. Deri më tash këto ndërmarrje kanë mbajtur barrën e krizës energjetike. Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për çmimin e importeve”, ka thënë Kurti në konferencë për media.