Sporti

Armando Broja nuk di të ndalet, barazon yllin e Manchester United në rekordin e këtij viti në Premierligë!

12/15/2021 21:24
nga:Lorik J

Armando Broja është duke kaluar në një formë fantastike në Premierligë këtë sezon.

Broja ka shënuar edhe sonte ndaj Crystal Palace, ku dërgoi ekipin e tij, Southamptonin në pushim me avantazh, përcjell GazetaBlic Sport.

BROJAAAAAAAA, çfarë super goli ka shënuar shqiptari në Premierligë

Me golin e sotëm, Broja ka barazuar një rekord në Premierligë sa i përket lojtarëve të ri.

Armando Broja ka shënuar në katër nga gjashtë ndeshjet ku ka startuar në Premier League për Southampton.

Asnjë lojtar 20 vjeçar ose më i ri nuk ka shënuar më shumë gola se Broja në kompeticion këtë sezon. Ai ka shënuar katër gola, po aq sa Mason Greenwood).

/GazetaBlic Sport