Sporti

Sanchez tek Barcelona, Luuk de Jong tek Interi?

12/15/2021 20:56
nga:Lorik J

Interi mund të shkëmbejë kilianin Alexis Sanchez me Luuk de Jong tek Barcelona, në një operacion që do të duhet të ketë miratimin e Sevillas, pasi lojtari është i huazuar te klubi katalanas deri në fund të sezonit.

Sipas Sport, edhe pse ka qenë në një formë të mirë në ndeshjet e fundit, Interi është i interesuar të heqë dorë nga Alexis Sánchez për shkak të pagës së tij të lartë.

Nga ana e saj, Barça po kërkon lojtarë cilësorë për të përforcuar skuadrën në merkaton e dimrit dhe Alexis Sánchez e njeh mirë klubin, pasi e ka përfaqësuar atë midis viteve 2011 dhe 2014.

Nga ana tjetër, Luuk de Jong mesa duket nuk hyn në llogaritë e trajnerit Xavi Hernández.

/GazetaBlic Sport