Showtime

Bashkimi çon në shtëpinë e tij në Mitrovicë Alvisën, kjo është arsyeja pse u befasuan

12/15/2021 20:53
nga:Donika Fetahu

Në puntatën e sotme në “Për’puthen” ka qenë takimi i Bashkimit dhe Alvisës.

Kësaj here dyshja e kishin realizuar takimin në shtëpinë e Bashkimit në Mitrovicë.Ndërkohë Alvisa e pyeti Bashkimin se pse zgjodhi që ta dërgojë në shtëpinë e tij, Bashkimi tha se kjo është gjëja më personale që ai mund të ndante me një vajzë, shkruan GazetaBlic

Një gjë e çuditshme në shtëpinë e Bashkimi që kishte lidhje me Alvisën, ishte edhe një pikturë që prindërit e konkurrentit e kanë blerë shumë vite më parë.

Në të shkruhej “drejt Vlorës”, dhe Alvisa reagoi menjëherë dhe tha se “e keni ditur që do bëheni me Vlorën”, /GazetaBlic/