Ministrja e Ekonomisë është pyetur nga gazetarja se cilën alternativë e shfrytëzohen për ngrohje në banesën e saj, kur një ditë më parë veçse ka deklaruar se ngrohet me Termokos.
Në konferencën për medie, Rizvanolli tha se kjo formë e diskutimit nuk i kontribuon kësaj çështjeje, duke mos u përgjigjur fare, përcjell GazetaBlic.
“Mendoj se kjo formë e diskutimit nuk i kontribuon kësaj çështjeje. Është banalizuar goxha ajo çka kam deklaruar më herët. Unë kam thënë që nëse mundeni, shfrytëzoni alternativa të tjera, por nëse nuk keni me çka të ngroheni, atëherë nuk keni çfarë të bëni”, tha Rizvanolli.
/GazetaBlic/