Lajme

Szunyog për aksionin e policisë në Karaçevë: Angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për zhvillimin demokratik të Kosovës

12/15/2021 18:23
nga:Q R

Shefi i Zyrës së BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog, ka shkruar për aksionin e policisë në Karaçevë, duke thënë se angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për perspektivën evropiane.

“Inkurajuese për të parë veprimet e policisë dhe prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar në Karaçevë sot. Angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe perspektivën evropiane”, ka shkruar Szunyog në një postim në Twitter.

Sot policia zhvilloi një aksion në Karaçevë, ku u rrënun disa objekte në të cilat zhvilloheshin lojëra të fatit.