Lajme

Korriku, muaji ku lindën më së shumti fëmijë në 2020-ën

12/15/2021 17:41
nga:M K

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin “Statistikat e lindjes 20220”.

Sipas këtyre të dhënave, më së shumti fëmijë kanë lindur në muajin korrik. Gjithsej 2.194 foshnje kanë lindur në këtë muaj.

Pas korrikut, më së shumti foshnje kanë lindur në qershor, gjithsej 2.036.

Mbi 2 mijë foshnje kanë lindur edhe në muajin shtator.

Ndërkaq më së paku foshnje lindën në dhjetor, gjithsej 1.564.