Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), ka bërë të ditur se nesër e entjen, do të ketë ndërprerje të rrymës në disa zona të Prishtinës.
Ndërperja do të ndodhë pasi sipas KOSTT, do të ketë intervenim urgjent në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1 në intervalin kohor 12:00 – 15:00.
Zonat që do të preken me ndërprerje të energjisë elektrike:
Fushë Kosova,
Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë,
Kalabria,
Emshiri,
Arbëria,
Besia,
Lebana,
Prugovci,
Përroi i njelmët, etj.
#KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët.