Showtime

Pas kritikave për tekstet seksite, reagojnë reperët Getinjo dhe Don Xhon

12/15/2021 17:33
nga:Donika Fetahu

Së fundmi në një emision të udhëhequr nga Leart Hoxha, tema që u dikutua ka qenë “Kufijtë seksistë”.

Kjo temë preku disa këngëtarë të cilët u përmendën për këso llojë tekste, ata ishin Getinjo reperi nga Ferizaj dhe Don Xhon reperi nga Drenica, të cilët u kritikuan edhe nga musafirët të cilët ishin të ftuar të diskutonin rreth kësaj çësthje, shkruan GazetaBlic.

Ata u kritikuan pasi që në tekstet e tyre u referohen gruas si “bitch”, si analizë ishte marr edhe kënga e Getinjos “Lavire”, e cila ka një tekst mjaftë të rëndë sa i përket figurës së femrës.

Të dy këngëtarët reaguan menjëherë në profilet e tyre në Instagram, ku ata thanë disa në InstaStory.
Reperi Don Xhon tha se përmes këtyre fjalëve ai e shpreh më mirë artin e tij muzikor./GazetaBlic/