Sporti

E mbani mend Nanin? Ai mund të transferohet tek klubi i njohur

12/15/2021 17:31
nga:Lorik J

Nani mund të transferohet për në Brazil pasi ka folur me Fluminense për një transferim të lirë.

Ish-ylli i Manchester United është larguar nga skuadra e MLS Orlando City, përcjell GazetaBlic Sport.

Mediat raportuan se Nani mund të kishte zgjatur qëndrimin e tij me Orlandon, por vendosi të mos e zgjaste atë.

Pavarësisht thashethemeve për pension, duket se 35-vjeçari nuk ka përfunduar ende karrierën dhe mund të transferohet në Serinë A të Brazilit.

Nani mund të bëhet lojtar i ri i Flumiseses.

/GazetaBlic Sport