Keylor Navas sot feston 35 vjetorin dhe Paris Saint-Germain e intervistoi atë në kanalet e tyre zyrtare.
Portieri i Kosta Rikës ka folur edhe për konkurrencën me Gianluigi Donnarumma, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kam përvojë, mund të ruaj qetësinë dhe kam vetëm një ide në mendje: të ndihmoj ekipin. Unë gjithmonë dua të përmirësohem, mendoj të punoj. Jam i bindur që gjithmonë mund të përmirësohemi, të punojmë në detaje që unë të jem një portier i mirë”, tha Navas.
Qëllimi për pjesën tjetër të sezonit: “Fitorja. Për mua kjo është gjëja më e rëndësishme: të fitosh, thjesht të fitosh. Është e vetmja gjë që kam në mendje. Dua të vazhdoj kështu. Dua të luaj sa më shumë ndeshje, të ndihmoj ekipin, të fitoj tituj dhe vazhdojë të shkruajë historinë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


