Sporti

PSG synon transferimin e sulmuesit të Bayern Munich

12/15/2021 15:45
nga:Mergim Rreci

Paris Saint-Germain e ka identifikuar anësorin e Bayern Munichut, Kingsley Coman si një objektiv transferimi – sipas Calciomercato.

Kontrata aktuale e 25-vjeçarit skadon në vitin 2023 dhe kampionët gjermanë po luftojnë për ta lidhur atë me kushte të reja, përcjell GazetaBlic Sport.

PSG shpreson të përfitojë nga situata dhe të nënshkruajë me Coman vitin e ardhshëm pasi Mauricio Pochettino kërkon të forcojë edhe më tej opsionet e tij sulmuese.

Coman ka qenë fantastik në disa edicione tek skuadra gjermane dhe poashtu vendimtar edhe në triumfin e Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic Sport/