Uncategorized

Gastronomët me “ultimatum” ndaj Qeverisë

12/15/2021 14:43
nga:Gazeta Blic

“Boll Ma”, “Vriteni virusin dhe bizneset”, “Le tus Dance” janë disa nga pankartat që përfaqësuesit e bizneseve po mbanin në duar derisa po protestonin para objektit të Qeverisë së Kosovës për t’i kundërshtuar masat antiCOVID-19.

Protestës së gastronomëve iu janë bashkuar edhe disa qytetarë, e të cilët kërkojnë lirimin e dasmave.

Përfaqësues të bizneseve të gastronomisë po kërkojnë lirimin e masave antiCOVID-19, e të cilat kërkesa tash e sa kohë po kërkojnë nga Qeveria por siç thonë ata kanë hasur në vesh të shurdhër.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, ka thënë se janë që 20 muaj të mbyllur, ku ka shtuar se që i janë drejtuar ekzekutivit por që këta të fundit nuk janë përgjigjur.

“Pothuajse janë 20 muaj me të gjithë bashkëpunëtorët e kemi ngritur zërin për kërkesat si përfaqësues të bizneseve. Për t’i shmangur protestat shumë herë i jemi drejtuar Qeverisë por kemi hasur në vesh të shurdhër. Sot jemi këtu për t’i kundërshtuar masat e fundit. Derisa ata po mbajnë darkën e lamës, ndërsa neve nuk na lejohet të punojmë. Gjendja e pandemisë ende s’ka përfunduar por po ashtu bota po funksionojë duam të funksionojë edhe te ne”, ka thënë Sogojeva.

Kurse kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi para protestuesve teksa tha se duan të dëshmojnë që janë të punë e jo të dhunës, shtoi edhe se nuk do të ndalen së protestuari e që kjo protestë sipas tij nuk do të jetë e qetë.

Vlen të theksohet se me masat e fundit të Qeverisë lidhur me pandemisë, gastronomia lejohet deri në 23:00 ndërsa muzika ndalet në orën 21:30.