Lajme

Pas ndërprerjes së ngrohjen në kryeqytet, reagon Përparim Rama

12/15/2021 13:09
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Prishtinës, ka reaguar pas ndërprerjes së furnizimit me ngrohje për banorët e kryeqytetit nga ana e Termkosit, raporton Gazeta Blic.

Rama ka thënë se një gjë e tillë po ndodhë për shkak të KEK-ut dhe se ka garantuar të gjithë qytetarët se Komuna e Prishtinës, është duke e shqyrtuar me seriozitetin më të lartë këtë çështje.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Me shqetësim kam marrë informatën për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit. Jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet për situatën e krijuar.

Ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Kam marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër.

Duke ju kërkuar mirëkuptim, ju siguroj se Komuna e Prishtinës po e trajton këtë çështje me seriozitet dhe do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm që varen nga ne.