Sporti

Manchester City reagon pas pensionimit të Sergio Agueros: Mbreti Kun, të falënderojmë për kontributin e jashtëzakonshëm

12/15/2021 12:41
nga:Mergim Rreci

Sergio Aguero ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli.

Ai u largua pasi që iu shfaqen disa probleme në zemër, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai tha se këtë vendim e mori pas këshillave nga stafi mjekësor dhe menjëherë ka reaguar ish skuadra e tij, Manchester City.

“Mbreti Kun. Të gjithë në Manchester City dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë rast për të falënderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në suksesin tonë gjatë dekadës së fundit dhe i urojmë suksese në pension”, shkruajti klubi.