Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës ka organizuar përmbylljen e projektit “Promovimi i demokracisë lokale”.
Kryeministri Albin Kurti tha se paraqitja e Kosovës në forume të ndryshme ndërkombëtare dhe evropiane me fusnotë është bezdi.Sipas tij, kjo nuk e reflekton realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane të njohur nga shumica e shteteve të Këshillit të Evropës.Madje ai tha se kjo është një trashëgimi e hidhur nga qeveritë e mëhershme.
“Ne e dimë që në forume të ndryshme ndërkombëtare dhe evropiane e kemi bezdi fusnotën, këtë asteriksin që i mvishet emërtimit të vendit tonë, poashtu e dimë që është një trashëgimi e hidhur nga qeveritë e mëhershme, por më lejoni të shpreh pakënaqësi me mënyrën e përdorimit të asteriksit sepse kjo nuk reflekton realitetin e një Kosove të pavarur dhe sovrane të njohur nga shumica e shteteve të Këshillit të Evropës, por as edhe të marrëveshjes së trashëguar nga dialogu në Bruksel për përfaqësimin rajonal”.
“Në raport asteriksi është përdorur sa herë që përdorët emërtimi ‘Kosovo’ kurse ka vetëm një referencë në fillim të raportit që shpjegon asteriksin e cila është ndryshe nga çdo referencë tjetër që kemi hasur. Kjo është më e rëndë sepse po ndodh në Kosovë jo diku në arenën ndërkombëtare. Besoj që ky keqcitim dhe keqpërdorim duhet adresuar dhe përmirësuar”.
Kurti ka shtuar se komuna është baza e qeverisjes duke filluar nga edukimi, menaxhimi të gjitha janë shërbime që kryhen në komunë.“I mirëpres përpjekjet e Këshillit të Evropës me Kosovën. Duke qenë aktivist jam i vetëdijshëm sepse vetëm kështu dhe të gjithë e kemi një rol në bërjen e shtetit. Komuna është baza e qeverisjes duke filluar nga edukimi, menaxhimi të gjitha janë shërbime që kryhen në komunë. Kosova është republikë demokratike e bazuar në ndarjen e pushteteve”.
“Demokracia nuk është një sistem në të cilin vota shkëmbehet. Demokracia lokale do të thotë që qytetari angazhohet. Një gurthyes që dëmton mjedisin mund të jetë interes i ndonjë kryetari të komunës. Për të ndalë një gjë të tillë duhet iniciativë e çdo qytetari. Asamblistët janë të shumtë në numër. Esenca është nëse objektiva mund të arrihet më mirë. Kosova dy nivele të qeverisjes”.Andreas Kiefer, sekretar i kongresit të Këshillit të Evropës, tha se qeverisja lokale është e rëndësishme për promovimin e etikës.
“Në bashkëpunim me shoqatën kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyer që kanë statut të vëzhguesit brenda kongresit tonë. Kongresi i sjellë komunar nga 47 anëtare të Këshillit të Evropës dhe punohet bashkë për me zhvilluar demokracinë lokale”.
“Kongresi monitoron vetëqeverisje në te gjitha vendet e Evropës dhe ndërmjet kartave i vëzhgojmë zgjedhjet lokale. Ne në këshill te aktivitetet e bashkëpunimit me Kosovën që kemi kjo dikur do të vijë në fund të vitit ky projekt. Përfundimet e studimit janë hartuar me autoritet lokale dhe jep bazën për punën e mëtejme. Qeverisja lokale është e rëndësishme për promovimin e etikës”.Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se reforma për vetëqeverisje lokale kërkon kohë dhe angazhim, raporton EO.
“Jam i lumtur që qeverisja lokale ka marrë vëmendjen nga qeveria dhe ministria. Çdo reformë duhet të përcillet me studim të rëndësishëm. Si ministri jemi duke bërë studim të fizibiletit dhe do ta realizojmë këtë vit. Ky dokument do të prezantohet në Qeveri. Andaj presim bashkëpunim dhe përkrahje nga të gjithë”.
“Reforma për vetëqeverisje lokale kërkon kohë dhe angazhim dhe si ministri jemi munduar ta shtyjmë përpara. Kemi aprovuar dy ligje dhe do të shkojnë në kuvend. Punën do ta vazhdojmë me të njëjtin ritëm në 2022”.
Imri Ahmeti, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës tha se po mundohen të jenë urë lidhëse ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror.
“Ky projekt ka vlerë sepse pasqyron të arriturat e autoriteteve lokale. Pra siç edhe funksionin pushteti i decentralizuar në Kosovës është i jashtëzakonshëm në raport me vendet në rajon. Asociacioni i komunave është në shërbim të pushtetit lokal. Asociacioni është një urë lidhëse ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror”.