La Gazzetta dello Sport e vlerësoi Antonio Conte me çmimin “Trajneri i Vitit”.
Conte fitoi titullin e Serie A me Interin në sezonin 2020-21. Ai u largua nga klubi në fund të sezonit të kaluar për shkak të mendimeve të ndryshme në lidhje me zhvillimin e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.
Ish-mesfushori ka shpjeguar shumë herë se si ndryshoi plani i Interit pas pandemisë COVID, duke e bindur atë të ndërpresë kontratën me Nerazzurrët me marrëveshje të përbashkët.
Conte u vlerësua “Trajneri i Vitit” në Gazzetta dello Sport dhe lëshoi një intervistë nga shtëpia e tij në Londër gjatë ceremonisë.

/GazetaBlic Sport/


