Mediat e ndryshme spanjolle theksuan se Barcelona ishte e interesuar për një transferim të mundshëm të Pogbas.
Megjithatë, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhe dhe kjo për faktin se trajneri i kësaj skuadre, Xavi Hernandez nuk e sheh si të duhur për klubin e tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Xavi nuk është i interesuar të nënshkruajë me Pogban verën e ardhshme. Ai nuk ka profilin e kërkuar, sipas “Sport”.
Ishte menduar se një takim mes Laportas dhe Raiolas do të përfundonte gjërat pozitivisht në këtë drejtim, por tashmë duket se kjo çështje do të mbetet vetëm si një propozim i përkohshëm.
/GazetaBlic Sport/


