Forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë dalë sot në kryeqytet.
Kjo pasi që, sipas burimeve të GazetaBlic, policia ka informacione se dikush ka planifikuar djegien e flamurit maqedonas.
Sipas informacioneve të portalit, në terren janë edhe inspektorët edhe kryeshefat e sektorëve.
Policia është stacionuar pikërisht në pjesët ku këta flamuj janë vendosur, edhe pse deri më tani s’ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.
Arsye e vendosjes së flamujve maqedonas në kryeqytet është vizita e nesërme e presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski.


