Barcelona humbi Lionel Messin verën e kaluar për shkak të problemeve serioze financiare. Klubi nuk mundi ta regjistronte lojtarin dhe Messi më pas shkoi falas te PSG pasi i skadoi kontrata.
Tani janë shfaqur probleme të reja. 18-vjeçari, Yusuf Demir mbërriti në formë huazimi nga Rapid i Vienës këtë verë dhe ka luajtur nëntë herë për klubin katalanas këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, sulmuesi austriak nuk do të mund të luajë për Barcelonën për gjashtë javët e ardhshme, sepse në atë rast Barcelona do t’i paguajë Rapidit një bonus prej 10 milionë eurosh. Kjo klauzolë do të aktivizohej pas paraqitjes së dhjetë të Demirit te Blaugrana, shkruan mediumi Sky.
Barcelona do ta mbajë Demirin jashtë skuadrës deri në shkurt. Nëse Demir do të luante për Barcelonën në janar, atëherë spanjollët do t’i paguanin austriakëve dhjetë milionë euro.
Demir performoi mirë në Barcelonë, por Barcelona duket se nuk ka para të mjaftueshme për këtë operacion për momentin, sipas mediumit.
Klubit i shkon për shtat që verën e ardhshme, në periudhën e re të tranzicionit, ta zbresë nga buxheti transferimin.
/GazetaBlic Sport


