Lajme

Jashari me kritika të ashpra ndaj Kurtit: Është hera e parë që një kryeministër përzihet në sindikata

12/14/2021 21:07
nga:Q R

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se është hera parë që një kryeministër përzihet në sindikata, shkruan Gazeta Blic.

Jashari deklaron, se derisa vendet tjera i kanë të gjitha pajisjet, shkollat në Kosovë kanë mbetur me shkumsa dhe shpuza.

“Shkollat tona kanë mbetur me shpuza dhe shkumsa, vendet tjera i kanë të gjitha pajisjet. Hera e parë është që një kryeminister përzihet në sindikata”, ka deklaruar Jashari.

Sipas tij, fajin për situaten në arsim e kanë subjektet e shtetit.

“Kurtit ja kemi bërë me dije se nuk është mirë të kritokoj sindikatat, ne jemi zgjedhur nga antarësia. Nuk ka të drejtë të na bëjë përgjegjës për gjendjen në arsim, nuk e kemi fajin ne sindikata. Fajin e kanë subjektet e shtetit që janë deklaruar se e kanë prioritet arsimin, ne kemi kërkuar laptop për t’i zevendesuar shkumsin dhe shpuzen. Ne sjemi revoltuar vetëm tani, por kemi bërë greva edhe kur ishin ministrat tjerë. Deri më tani në qeverinë Kurti ka munguar dialogu. Shkollat janë ngulfatur nga politika”, ka thënë Jashari në RTV Dukagjini.