Lajme

Jashari: Shkollat janë ngulfatur nga politika, qeverisë Kurti i mungon dialogu

12/14/2021 20:55
nga:Q R

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se qeveria Kurti ka refuzuar të ketë dialog, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij, fajin për situaten në arsim e kanë subjektet e shtetit.

“Kurtit ja kemi bërë me dije se nuk është mirë të kritokoj sindikatat, ne jemi zgjedhur nga antarësia. Nuk ka të drejtë të na bëjë përgjegjës për gjendjen në arsim, nuk e kemi fajin ne sindikata. Fajin e kanë subjektet e shtetit që janë deklaruar se e kanë prioritet arsimin, ne kemi kërkuar laptop për t’i zevendesuar shkumsin dhe shpuzen. Ne sjemi revoltuar vetëm tani, por kemi bërë greva edhe kur ishin ministrat tjerë. Deri më tani në qeverinë Kurti ka munguar dialogu. Shkollat janë ngulfatur nga politika,”, ka thënë Jashari në RTV Dukagjini.