Lajme

Ministri Çeku arsyetohet për anulimin e procedurës për blerjen e veprave të artit

12/14/2021 19:54
nga:M K

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku është arsyetuar për çështjen e anulimit të procedurës për blerjen e veprave të artit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çeku shprehu keqardhjen e tij për këtë anulim, veçanërisht në raport me artistët, përcjell GazetaBlic.

“Sulmet ndaj artistëve që kanë qenë në listën e përfituesve dhe ndaj anëtarëve të komisioneve përzgjedhëse janë totalisht të papranueshme. Fushata denigruese dhe kërcënimet që nisën nga momenti i shpalljes së listës janë veprime të ulëta”, ka shkruar mes tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/