Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri siç duket merr mesazhe nga më të ndryshmet prej fansave të saj.
Ky mesazh e ka përlotur këngëtaren e njohur, dashuria që i është shprehur asaj e ka prekur mjaftë shumë atë.Dafina shpesh herë nëpër intervista ka shfaqur anën e saj emocionale e cila nuk i kursen lotët aspak.
Dafina në mars të këtij viti ka publikuar këngën e saj “Duro” e cila u bë HIT, shkaku i temës që këngëtarja e ka shtjelluar në këtë projekt muzikor.Ajo ka prekur depresionin, ankthin tema të cilat dita ditës po diskutohen nga të gjitha moshat, gjë që është shumë e nevojshme pasi që shëndeti mendor ka po aq rëndësi sa ai fizik.
Dafina, njërin nga mesazhet e shumtë që ajo merr çdo ditë vendosi ta ndaj me publikun në profilin e saj në Instagram, ku e postoi në InstaStory. Ku një ndjekës i saj i rrëfeu se si muzika e saj e ka ndihmuar atë të kalojë një periudhë të errët në jetë.

Ku pas mesazhit të ndjekësit të saj ajo shkroi disa fjalë duke e bashkëndje dhimbjen me të gjithë që ndjehen njësoj, “Muzika më shpëtoi mua”, ishin ndër fjalët e këngëtarës./GazetaBlic/




