Sporti

Deklarata e Guardiolës për fitoren e çmendur të Verstappen është bërë hit në rrjetet sociale

12/14/2021 16:45
nga:Mergim Rreci

Max Verstappen kapërceu Lewis Hamilton në xhiron e fundit të garës së fundit të sezonit në Abu Dhabi të dielën dhe arriti titullin e tij të parë në karrierë në Formula 1.

Holandezi fitoi titullin në sekondat e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Përfundimin fantastik të formulës e ka komentuar edhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola, dhe komenti i tij po përhapet në rrjetet sociale.

“Verstappen dhe Hamilton janë kampionë të mrekullueshëm. Por ndonjëherë suksesi nuk varet nga ju. Ndonjëherë diçka tjetër vendos nëse do të bëhesh kampion apo jo. Por të dy janë kampionë. Ngjashëm është edhe në futboll. Një VAR ose një vendim i ndonjë gjyqtari të keq mund të vendosë që ju të mos fitoni. Ne mund të mësojmë nga shembulli i së dielës se është gjithmonë e rëndësishme të luftosh. E tëra çfarë ju duhet të bëni është se çfarë po bën Raheem Sterling në ndeshjet tona të fundit ose çfarë kanë bërë këta dy atletë të mrekullueshëm të Formula 1”, tha Guardiola.

/GazetaBlic Sport