Sporti

Xhaka kapiten i ri i Arsenalit? Arteta shpjegon situatën

12/14/2021 16:29
nga:Lorik J

Mikel Arteta zgjodhi të mos mbyllte mundësinë e kthimit të Granit Xhakës si kapiten i Arsenalit pas heqjes së shiritit nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi gabonez u la jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Southampton të shtunën për shkak të një shkelje disiplinore – një nga disa që ai ka bërë gjatë kohës së Arteta si trajner në Emirates – dhe më pas klubi vendosi të largojë shiritin e kapitenit nga ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Arteta nuk përjashtoi Xhakën si opsion të mundshëm për t’u bërë kapiten i ardhshëm  – pavarësisht se lojtari humbi kapitenin dy vjet më parë.

I pyetur drejtpërdrejt nëse Xhaka mund të jetë kapiteni i ardhshëm i Artetës, spanjolli u përgjigj: “Granit është një nga kapitenët dhe ai është pjesë e grupit drejtues dhe është një lojtar vërtet i rëndësishëm për ne”.

/GazetaBlic Sport