Ish banorja e shtëpisë më të famëshme në Shqipëri Semi Jupaj ka postuar një fotografi në InstaStory, ku ngjall dyshimet se ndoshta sot do të jetë prezente në “Big Brother Vip”.
Së fundmi ajo është përmendur shumë në çështjen mes Donald-Beatrix-Bora, këngëtarja është shoqja e ngushtë e Borës.
Menjëherë pas daljes kur Semi u ftua në BBV ajo u mundua ti tregonte gjëra që kanë ndodhur jashtë Donaldit në lidhje me Borën gjë që ishte kundër produksionit. Ajo nuk mund ta përballonte afrimitetin e Donaldit me Beatrix dhe kështu që la studion.
Semi sot në InstaStory ka postuar një foto me mbishkrimin “Shihemi sonte”, dhe siç dihet ditën e marte pra sot është spektakli i “Big Brother Vip”.
Por nuk ka treguar asgjë tjetër, se a do të jetë sonte aty mbetet të shihet./GazetaBlic/



