Lajme

Këta janë drejtorët që pritet të emërohen sot në Vushtrri, në mesin e tyre edhe babai i Milot Rashicës

12/14/2021 13:21
nga:N M

Ferit Idrizi, kryetar i komunës së Vushtrrisë, tashmë ka emëruar disa nga drejtorët e rinj në drejtoritë komunale, por që pjesa tjetër e emërimeve do të bëhet gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Blic.

Gazeta Blic nga burime të saj ka kuptuar disa nga propozimet e emrave që mund të jenë drejtor të dikastereve të ndryshme.

Në mesin e tyre është edhe babai i Milot Rashicës futbollistit të njohur, Nexhmedin Rashica.

Emri i tij po përmendet se mund të jetë drejtor i Shëndetësisë në këtë komunë.

Bejnamim Shala nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pritet të emërohet drejtor i Shërbimeve Publike.

Në krye të drejtorisë së Inspekcionit është propozuar Shqiponje Hajdari Mikushnica, përderisa Hava Rruka Mlinaku për drejrore të Adminstratës.

Fazli Muharremi mund të emërohet drejtor për rini, kulturë dhe sport.

Miradije Maloku mund të emërohet drejtoresh e arsimit në komunën e Vushtrrisë.

Gazeta Blic ditë me parë ka shkruan për emërimin e disa drejtorëve, që u konfirmuan pak ditë më vonë nga vet kryetari Idrizi.

Më poshtë emrat e udhëheqësve për katër drejtoritë respektive.
Albanez Tahiraj – KadastërRemzi Ahmeti – Financa
Fortuna Krasniqi – Urbanizim ( Propozim i Shoqërisë Civile – Arkitektëve)Hyda Dallku – Prokurim

Mësohen emrat e disa prej drejtorëve të rinj në Vushtrri