Sporti

Premier Legaue nën frikën e mbylljes së edicionit për shkak të përhapjes së Omicron, këto janë dy sfidat që luhen sot

12/14/2021 09:47
nga:Mergim Rreci

Premier League e vazhdon edhe sot aktivitetin e saj edhe sot, por nën ethet e një situate aspak të natyrshme.

Në orën 20:45, do të luhet sfida Norwich – Aston Villa, ndërsa në 21:00 Manchester City – Leeds, përcjell GazetaBlic Sport.

Sfida tjetër e planifikuar të luhet sonte në mes të Brentford dhe Manchester United është shtyrë.

Liga njoftoi dje për 42 raste pozitive gjatë javës së kaluar, rekord ky në vete për rezultate brenda një jave.

Skuadrat e Premier League po i frikësohen jashtëzakonisht shumë përhapjes së Omicron dhe situatës së jashtëzakonshme në Britani të Madhe, atje ku sipas tyre sezoni edhe mund të shtyhet.

/GazetaBlic Sport/