Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit 1998, luftëtarët e UÇK-së derisa po sillnin armë në Kosovë kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut te vendi i quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.
Në luftimet e pabarabarta u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së, tetë ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.
Dëshmorët e UÇK-së të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar u varrosën në Polac të Drenicës me nderime larta ushtarake më 21 dhjetor 1998./KP


