Projekti i rinovimit të Barcelonës vazhdon.
Këtê të hënë, shtypi katalanas tha se Joan Laporta ka përfituar nga vizita e tij në Itali për ceremoninë Golden Boy, të fituar nga Pedri, për t’u takuar me biznesmenin e njohur Mino Raiola, përcjell GazetaBlic Sport.
Në tavolinë ishin disa emra lojtarësh, por me theks tek Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmundit është ëndrra e drejtuesve të Barcelonës për të qenë ‘fytyra’ e projektit të ri dhe takimi mes Laportës dhe agjentit ishte pozitiv.
Së fundmi, Mino Raiola deklaroi se Barcelona, së bashku me Bayern Munich, Manchester City dhe Real Madrid, janë disa nga klubet në të cilat Haaland mund të transferohet.
/GazetaBlic Sport/


