Sporti

Lewandowski nuk ka vija të kuqe, i pëlqen edhe kalimi në Serie A

12/14/2021 08:20
nga:Mergim Rreci

Robert Lewandowski pranoi se do të dëshironte mundësinë për të luajtur në Itali.

“Të luash në Itali? Nuk mund të them asgjë për diçka që nuk e di ende, por e di që në Itali më vlerësojnë shumë. Është e mundur, sepse në Itali do të kisha mundësi të përballesha me lojtarë të mëdhenj dhe skuadra të mëdha”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Ka pasur zëra se polaki nuk është i gatshëm të rinovojë për Bayernin dhe se do të largohet nga skuadra e Mynihut në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, deri më tash gjithçka mbetet në fazën e spekulimeve dhe nuk ka asgjë konkrete.

/GazetaBlic Sport/