Premier League ka zbuluar se masat emergjente do të kthehen në Covid-19.
Arsyeja e këtij vendimi lidhet me numrin rekord të rasteve pozitive të zbuluara, përcjell GazetaBlic Sport.
Nga data 6 deri më 12 dhjetor janë kryer 3805 testime, ku 42 kanë rezultuar pozitive, me ç’rast u vendos që të rritet numri i testeve në ekipe dhe staf.
Ky shpërthim ka çuar tashmë në shtyrjen e dy ndeshjeve të fundit të Tottenham. Manchester United ka njoftuar gjithashtu raste të shumta dhe ndeshja e së martës kundër Brentford është në rrezik.
Premier League tani kërkon kthimin e maskave, distancën sociale dhe një rritje të testimeve.
/GazetaBlic Sport


