Adeyemi është në rrugë të duhur për të përfunduar në një nga klubet më të mëdha në Evropë.
Sulmuesi 19-vjeçar i Salzburgut mori çmimin për lojtarin më të mirë të ri U21 në Evropë dhe është prononcuar për SPORT pasi mori çmimin për t’iu përgjigjur pyetjes së madhe: Ku do të luajë sezonin e ardhshëm?
I pyetur për të ardhmen e tij, Adeyemi nuk i ka mbyllur dyert.
“Të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja, për momentin jam lojtar i Salzburgut”, tha ai.
Megjithatë, sulmuesi e ka bërë të qartë se “Barça është një nga klubet më të mira në botë dhe unë jam krenar që ata më duan. Nëse e shoh veten duke luajtur për Barçën në të ardhmen? Sigurisht. Është një klub i madh”, deklaroi Adeyemi.
Sipas informacioneve nga SkyItalia, Barcelona i ofroi 40 milionë Salzburgut për të marrë përsipër shërbimet e sulmuesit, megjithëse informacionet e fundit, me largimin më se të mundshëm të Haaland nga Dortmundi, do të sugjeronin se BVB do të ishte më e mira për të nënshkruar me gjermanin e ri.


