Lajme

Ministrja serbe kërkon liberalizim të vizave për Kosovën

12/13/2021 22:55
nga:Q R

Ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritete në Serbi, Gorana Çomiq, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën.

“Brukseli duhet të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën”, është shprehur ajo, shkruan Tanjug.

“Po ashtu BE duhet t’i hapë negociatat për pranim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”

Për të kjo do të ishte porosi se projekti i paqes është ideja bazike e unionit.

Ajo po ashtu ka kërkuar hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Aksioni i Policisë: Konfiskohen 45 kilogramë drogë e arrestohen gjashtë persona