Sporti

Nagelsmann për Salzburg: Nuk është një kundërshtar i lehtë për t’u mposhtur

12/13/2021 21:36
nga:Lorik J

Pas shortit të parë të UEFA-s, u vendos që Bayern të luante kundër Atletico Madridit, por pas një shorti të përsëritur për shkak të gabimit teknik të UEFA-s, shorti bashkoi Bayernin me Salzburgun.

Kampioni austriak nuk është kundërshtar sipas dëshirës së trajnerit të Bayernit, Julian Nagelsmann, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ky short ishte i drejtë për të gjithë. Salzburgu është një kundërshtar pozitivisht i neveritshëm, luan futboll klasik me shumë presion të lartë. Është një ekip jashtëzakonisht i ri dhe aspak i lehtë për t’u mposhtur”, tha trajneri i Bayernit, Nagelsmann.

Ndeshja e parë luhet në Austri me 16 shkurt, kurse ndeshja e kthimit në Gjermani me 8 mars.

/GazetaBlic Sport/