Nicolo Barella do të mungojë në ndeshjen kundër Liverpoolit në Itali në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, pasi u përjashtua me karton të kuq në një humbje 2-0 ndaj Real Madridit në fazën e grupeve pas një grushti ndaj Eder Militao.
Mbetet e paqartë nëse italiani do të dënohet me dy ndeshje për këtë incident, por është e sigurt që ai nuk do të luajë në “San Siro”, përcjell GazetaBlic Sport.
Nicolo Barella është pa asnjë dyshim një nga lojtarët më të mirë të Interit këtë edicion, andaj mungesa e tij në këtë përballje padyshim se është një shqetësim jo i vogël për Simone Inzaghin.
/GazetaBlic Sport


