Sporti

Vëllaznimit i largohet edhe një lojtar i njohur!

12/13/2021 20:49
nga:Lorik J

Skuadra e Vëllaznimit po kalon një krizë të re financiare, poashtu edhe krizë të rezultateve kohët e fundit.

Pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit në Ligën e Parë, disa lojtarë kanë njoftuar largimin nga klubi gjakovar, shkaku i problemeve financiare.

Viktor Kuka, Adnan Haxhaj dhe Dardan Rogova kanë njoftuar edhe zytartisht se do të largohen nga klubi i madh kosovar.

Megjithatë, GazetaBlic Sport mëson se lista e largimeve nga klubi i Vëllaznimit nuk ndalet me kaq.

Sipas burimeve të gazetës, edhe sulmuesi i njohur, Florim Bërbatovci nuk do të jetë pjesë e Vëllaznimit për pjesën e mbetur të sezonit.

Berbatovci është një nga lojtarët e radhës që është larguar nga Vëllaznimi dhe nuk do t’i ndihmojë klubit për qëllimet që kishin.

/GazetaBlic Sport