Showtime

Një musafirë i veçantë brenda Big Brother Vip, ja kush është

12/13/2021 18:53
nga:Genita C

Diçka e veçantë ka ndodhur pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Produksioni ka futur tek lavandëria një dele, derisa Beniada dhe Beatrixa janë detyruar ta nxjerrin nga aty.

Beniada e cila në fakt e ka shumë frikë, ka qenë e detyruar që ta marrë delen dhe ta çojë deri tek dhoma e rrëfimit.

Arsyeja ende nuk është bërë e ditur nga Big Brother, por që kjo gjë ka shkaktuar të qeshura tek banorët.