Sporti

Koha kur Sergio Ramos deklaronte se nuk do të luante kurrë kundër Real Madridit

12/13/2021 17:16
nga:L J

Ka qenë një verë interesante në Spanjë, pasi skuadra e Real Madridit dhe Barcelonës përjetuan disa largime të mëdha në merkaton e fundit.

Nga skuadra e Real Madridit u largua kapiteni Sergio Ramos, kurse nga Barcelona u largua futbollisti më i mirë në botë, Leo Messi, përcjell GazetaBlic Sport.

Në shortin e sotëm të Ligës së Kampionëve u mësua se Real Madridi do të përballet me PSG’në, ku Ramos do të luajë ndaj ish skuadrës së tij.

Diçka që në të kaluarën e tij e siguroi se nuk do ta bënte. Në rrjetet sociale menjëherë pas shortit të dytë u bë virale një intervistë e Sergio Ramos në vitin 2019 ku ai tha se: “Unë kurrë nuk do të shkoja në një ekip që mund të konkurronte me Real Madridin”.

Vlen të potencohet se ndeshjet e fazës së eliminimit mes Real Madridit dhe PSG’së do të luhen në muajin shkurt.

/GazetaBlic Sport