Lajme

Albin Kurti në fushatë: Do të ulim çmimin e rrymës – Albin Kurti në pushtet: Qytetarët po shpenzojnë shumë rrymë sepse është shumë e lirë

12/13/2021 15:11
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot para deputetëve në Kuvend se konsumi i madh i energjisë eletrike në Kosovë është jo vetëm për shkak të stinës së dimrit, por edhe për shkak se qytetarët përdorin energjinë elektrike për ngrohje për shkak të çmimit të lirë të saj.

“Konsumi është i madh edhe për shkak të stinës së dimrit, por edhe për shkak se mënyra jonë e punës dhe banimit e jetesës është e organizuar përmes ngrohjes së termoelektranave, por edhe për shkak se energjia elektrike është lirë dhe konsumi është i kollajshëm”, tha kryeministri Kurti sot në seancën plenare në Kuvend.

Por këto dekkarata të tashme të Albin Kurtit janë në kundërshtim të madh me deklaratat e Albin Kurtit para se të bëhej kryeministër.

Në programin eletoral të Vetëvendosjes, konkretisht në pikën 18 kur flet për kapacitetet energjetike, ai kishte thënë se tarifat e energjisë elektrike për qytetarët e Kosivës janë shumë të shtrenjta.

Albin Kurti kishte premtuar se po sa të vjen në pushtet do të ulet çmimi e energjisë eletrike për qytetarët e Kosovës.

Më poshtë mund ta shihni pikën 18 të premtimit të Albin Kurtit para zgjedhjeve.