Shërimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat e Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, asnjë pacient me Covid-19 pozitiv nuk është duke u trajtuar, ndërkaq në spitalet e përgjithshme janë 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19.
Sipas SHSKUK-së, në QKUK po trajtohen 29 pacientë post-Covid, kurse në spitalet e përgjithshme 6 pacientë si post-Covid-19.
Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë post-covid
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë