Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve i fazës eliminuese 1/16.
16 ekipet e kualifikuara nga grupet e Champions League sot do të mësojnë kundërshtarin e rradhës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ceremonia e hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve fillon nga ora 12:00 në Nyon.
Shorti përfshin 16 skuadra ku janë vendet e para në grup ( Ajax, Bayern Munich, Juventus, Lille, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid).
Vendet e dyta të cilat janë: Atletico Madrid, Benfica,Chelsea, Inter, PSG, Salzburg, Sporting dhe Villareal.
Klubet nga i njëjti shtet nuk mund të përballen me njëra tjetrën në këtë fazë të garës, poashtu ekipet që kanë luajtur me njëra tjetrën në fazën e grupeve nuk mund të jenë kundërshtarë në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë se përballja do të luhet në dy ndeshje në të cilat secila skuadër do të luajë një ndeshje në shtëpi, kurse rregulli i golit si mysafirë është hequr, kështuqë nëse ekipet luajnë baras për 180 minuta do të shkojnë direkt në kohën shtesë.
GazetaBlic Sport ka raportuar edhe për kundërshtarët e mundshëm të skuadrave të njohura evropiane të cilat mund t’i gjeni më poshtë.
Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Liverpoolit në fazën eliminuese të Champions League
Chelsean e pret ‘ferri’, këta janë kundërshtarët e mundshëm në shortin e Ligës së Kampionëve
/GazetaBlic Sport/


