Sporti

Vinicius: Mendoj se Luka Modric është 22 vjeçar

12/12/2021 23:37
nga:Lorik J

Real Madrid ka fituar derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka mposhtur ekipin e Simeones me rezultatin e pastër 2:0, me golat e Benzemas dhe Asensios, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë ndeshje shkëlqyen edhe Vinicius me dy asistime dhe Modric në mesfushë.

Pas ndeshjes, Vinicius tha se mendon që Modric është 22 vjeçar, teksa shtoi se është shumë i lumtur tek Reali.

“Mendoj se Luka Modric është 22 vjeçar”, tha Vinicius duke qeshur.

“Ndihem shumë, shumë i sigurt – më pëlqen futbolli këtu dhe shpresoj të vazhdoj për një kohë të gjatë”.

“Kroos – Casemiro – Modric është mesfusha më e mirë në botë, unë jam me fat që stërvitem, luaj së bashku dhe mësoj prej tyre”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport