Mbrëmjen e djeshme në “Për’puthen” u rikthye Ritvana, konkurrentja e cila la programin pa asnjë arsye.
Ajo tha se është shkëputur për arsye shëndetësore dhe nuk kishte lidhje me trekëndëshin e krijuar me Mikelën dhe Erjonin.
Sipas Ritvanës shoqëria mes saj dhe Mikelës ka pasur shumë rëndësi, por Mikela mendon se ajo e la programin prej saj dhe Erjonit.
Sot, ish-konkurrentja e “Për’puthen 3” Tola i ka dalë në mbrojtje Ritvanës duke i hedhur kunja Mikelës.
“Shoqëria dhe njerëzillëku janë më të rëndësishme se fama, kur shumë persona brenda dhe jashtë e dimë mirë sesi janë zhvilluar gjërat, ndaj mos i fryni diçkaje vetëm për vëmendje dhe protagonizëm se lat nam”,- ka shkruar ajo.

Ritvana e ka ripostuar shkrimin e Tolës duke e duartrokitur.


