Juristja Brizida Gjikondi ka folur në emisionin Zona Zero lidhur me zhvillimet e fundit në brenda Partisë Demokratike në Shqipëri.
Një ditë pasi i ashtuquajturi “Kuvendi i Berishës” mori vendim për shkarkimin e kryetarit të tanishëm të PD-së, Lulzim Bashës, Gjikondi ka folur ashpër për ato që i quan “skenare të Sali Berishës”.
Ajo ka përmendur konfliktet agrestivitetin, gjakun dhe vëllavrasjes si “skenare” të Sali Berishës.
“Basha po të eci me atë, është vet i përjashtuar. Kjo që po bën sot është më minimalja dhe ndoshta e bëri që të mos i hyjë në seli. Prandaj thash qëparë, që këto janë skenaret e Berishës përshkallëzim, konfliktualitet, agresivitet, gjak, vëllavrasje, destabilitet, nuk i dhimbset ky popull, nuk i dhimbset ky muaj, një popull që ka dalë nga dy trauma të mëdha si tërmeti dhe pandemia”, tha Gjikondi.


