Aston Villa është klubi i fundit i Premier League që vuan nga një shpërthim i Covid-19 në terrenin e tyre të stërvitjes.
Një numër rastesh pozitive u zbuluan mes atyre që punojnë në objektin stërvitor të klubit, përcjell GazetaBlic Sport.
Nga ata që kanë rezultuar pozitivë për virusin, njëri është identifikuar si anëtar i stafit të lojës së Aston Villa.
Si masë paraprake, klubi zgjodhi të anulojë seancën stërvitore të së dielës në Bodymoor Heath.
Ndërsa ndeshja e ardhshme e Aston Villa në Premier League kundër Norwich-it pritet të zhvillohet.
/GazetaBlic Sport


