Showtime

Kjo është vajza që do t’i bashkohet nesër “Përputhen”

12/12/2021 18:45
nga:Genita C

Ditën e djeshme në emisionin “Përputhen”, tërhoqi vëmendjen një konkurente e re.

Ajo nuk shfaqi fytyrën e saj, por pati vetëm një takim 4 minutësh me njërin prej konkurentëve.
Vajza nga Librazhdi është pikërisht Alesja Hoxha.

21-vjeçarja është konkurentja më e re e sezonit të tretë të “Për’puthen”.
Ashtu siç tha edhe moderatorja Bora Zemani, fytyra e konkurentes së re do të zbulohet ditën e hënë.

Kurse konkurentja që hyri ditën e djeshme erdhi me synime të qarta pasi tha që dëshiron të njohë Erjonin.

Për këtë, ajo bëri një takim 4 minutësh me të.

“Unë e kam fokusin tek ti. Ti je pëlqimi më i madh”, i tha ajo Erjonit.

Por kur ky i tha se Mikela ka bërë shumë për mua dhe ajo është në mes, vajza nga Librazhdi tha se:

“Do ta shohim, por unë jetoj për dashurinë. Dashuroj lehtë”, u shpreh ajo.